Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Presidenti Trump uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Trump uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për përkushtimin dhe vendosmërinë që shoqëruan rrugëtimin e vendit drejt pavarësisë, duke theksuar mbështetjen e fortë të SHBA-së për Kosovën. Ai ka nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për ndihmën në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe për avancimin e mundësive ekonomike për të dyja vendet.

Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të thelluar lidhjet dypalëshe, veçanërisht përmes investimeve dhe përmirësimit të mundësive ekonomike. Ai ka vlerësuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën në përballjen me agresionin rus dhe ka theksuar rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Në përfundim të mesazhit, Presidenti Trump e ka cilësuar Ditën e Pavarësisë si një moment reflektimi mbi arritjet dhe një mundësi për të parë përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën. /TV Arbëria

Urimi i plotë: