Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Faqja e tetë e manualit për armët e lehta të këmbësorisë 1991, nga Fadil Kajtazi e Sabit Ramadani (FOTO)

Faqja e tetë e manualit për armët e lehta të këmbësorisë 1991, nga Fadil Kajtazi e Sabit Ramadani (FOTO)

Analisti i çështjeve ushtarake, Fadil Kajtazi ka publikuar faqen e tetë të manualit për armët e lehta të këmbësorisë, i cili në vitin 1991 u përgatit nga vet ai dhe Sabit Ramadani.

Kajtazi tregoi se gjatë asaj periudhe, materiali në fjalë u shtyp me makinë të shkrimit nga Qemajl Ramadani dhe Sabit Ramadani, pastaj me ilustrime u fotokopjua dhe nga aktivistët e Forumit të Rinisë së LDK.

“Faqja e tetë e manualit për armët e lehta të këmbësorisë, i cili me 1991, u përgadit nga Fadil Kajtazi dhe Sabit Ramadani. Materiali u shtyp me makinë të shkrimit nga Qemajl Ramadani dhe Sabit Ramadani, pastaj me ilustrime u fotokopijua dhe nga aktivistët e Forumit të Rinisë së LDK, u organizuan kurse të përdorimit të armëve. Materiali në këtë manual përbëhej nga të dhënat teknike – taktike për pistoletën, pushkët, pushkët automatike, automatikët, mitralozët, minat dhe bombat e dorës”, shkroi Kajtazi.

Derisa theksoi se materiali në fjalë ishte i punuar thjeshtë, por me përmbajtje, dhe se siç tha ai, ja vlente për ta ruajtur kohezionin./TV Arbëria./