Një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, të shtunën është arratisur nga Pallati i Drejtësisë, pasi i është caktuar masa e paraburgimit në seancë dëgjimore.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, teksa është theksuar se i njëjti i kishte ndihmuar të dyshuarit për t’u arratisur.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte ndihmuar personit tjetër (të dyshuarit mashkull kosovar) që të arratiset pas seancës gjyqësore, i cili tani gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.