Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunim mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Austrian Film Institute

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunim mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Austrian Film Institute

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se sot në Berlin është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në kinematografi, mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Austrian Film Institute.

Sipas ministrit, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për produksionet filmike, artistët dhe kineastët nga të dyja vendet që të punojnë së bashku.

“Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-austriake”, ka shkruar tutje ai./TV Arbëria./