Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani takohet me presidentin e KE’së: Është koha që BE t’i largojë masat e t’i hap rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit

Osmani takohet me presidentin e KE’së: Është koha që BE t’i largojë masat e t’i hap rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Osmani tha se populli i Kosovës ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit.

“Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë largimin e masave të padrejta dhe hapjen e rrugës për Kosovën drejt statusit të kandidatit”, shkroi Osmani në Facebook./TV Arbëria./