Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Monedha përkujtimore 2-euroshe e Vatikanit është emetuar për të shënuar 25-vjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës

Monedha përkujtimore 2-euroshe e Vatikanit është emetuar për të shënuar 25-vjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, Blerim Metaj,ka thënë se monedha përkujtimore 2-euroshe e Vatikanit për vitin 2022 është emetuar për të shënuar 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të Shën Nënë Terezës së Kalkutës.

Kjo monedhë sipas tij, ka vlerë për koleksionistët dhe adhuruesit e figurës së saj, por nuk mund të përdoret si mjet pagese në tregun e zakonshëm.

“Dizajni i monedhës paraqet një portret të Nënë Terezës, simbol i humanizmit dhe bamirësisë, duke nderuar trashëgiminë e saj si fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe si një nga figurat më të njohura për ndihmën ndaj të varfërve dhe të sëmurëve”, tha Metaj i cili shpërndau edhe fotografi të kësaj monedhe.

Derisa theksoi se kjo monedhë ka një rëndësi të veçantë për besimtarët katolikë dhe koleksionistët e monedhave përkujtimore./TV Arbëria./