Shkruan: Afrim Kasolli
Shpeshherë është ngritur pandehma se pse Kosova ka qenë shembull demokratik i organizimit të zgjedhjeve në rajon? Pra si ishte e mundur që një vend pa tradita institucionale e shtetërore të mos përfshihej në ciklin e abuzimit dhe shperdorimit të vullnetit politik të qytetarëve te saj? Dhe keshtu, të shmangeshin krizat vicioze të kontestimit të legjitimitetit politik. Ditën që përfundonin zgjedhjet, partitë politike pa hezitim e pranonin rezultatin e tyre. Dhe kalohej në procesin e konstituimit të institucioneve përfaqësuese te dalura nga vullneti i popullit. (Kuptohet, ky proces jo çdo herë kalonte pa ngërçe).
Si faktor kryesor që ka ndikuar në këtë lehtësi të adaptimit të Kosovës me mrekullinë e demokracisë, është përmendur ndikimi i protektoratit ndërkombëtar etj. Mirëpo, ka edhe vende tjera që kanë kaluar nëpër përvoja te administrimit ndërkombëtar, por pas përfundimit te misioneve te huaja në ndërtimin e institucioneve demokratike, këto të fundit kane deshtuar përballë konflikteve sektare, ideologjike.etj. Iraku, Afganistani, Libia jane vetëm disa nga shembujt me të freskët.
Pra pa impulse të brendshme demokratike të parat është vështirë të kenë sukses. Atëherë ku e ka bazën ky perkushtim i deritanishëm i Kosovës për respektimin e vullnetit demokratik? Sepse nj5e dedikim të tillë nuk kemi pasur rastin ta shohim as në vendet rajonale. Duke përfshirë edhe Shqipërinë. E te mos flasim për Serbinë etj.
Ky adhurim gati hyjnor mbase ka te bëjë me mënyrën se si shqiptarët e Kosovës e shtruan kërkesën për zgjidhjen e çështjes së tyre kombëtare. Pra duke filluar nga vitet ’90 për mbartësit e Lëvizjes se shqiptarëve të Kosoves, në krye me Rugoven, (por kuptohet ky nuk ishte i vetem), i artikuluan interesat kombëtare në terma të demokracisë perëndimore. Sepse vetëm me këtë përcaktim të qartë dhe pa ekuivoke kishte gjasa që SHBA-të dhe aleatët e saj si fitimtarë të Luftës së Ftohtë ta mirëkuptonin dhe pranonin gradualisht vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur. Me këtë orientim synohej të dëshmohej rreshtimi ynë në anën e drejtë të historisë dhe të diskreditohej politika serbe për shkak të përqafimit të anës së gabuar të saj. Dhe kështu të argumentohej karakteri jo legjitim dhe jo legal i sundimit serb mbi Kosovën. Pra kombi dhe demokracia u bënë sinomime.
Bie fjala, për Serbinë sistemi demokratik e cenonte hegjemoninë e tyre nacioanale. Shtypja, aparteidi dhe segregimi i etnive tjera jane ne antinomi me demokracinë. Prandaj, ai vend e ka pasur të pamundur deri me sot te përshtatet me rregullat e tij. Sepse demokracia për politikën serbe perceptohej si kërcënim për projektin e tyre nacionalist. Por Shqipëria që nuk ka vuajtur nga kjo mani per dominimin e te tjerëve erëve? Mbase vështirësite e saj kanë të bëjnë me faktin se diktatura e gjatë nacional komuniste e Enver Hoxhes ndikoi që në fund demokracia për ate shoqëri ta kishte vetëm kuptimin e mirëqenies materiale. Edhe në Kosovë kur pushteti dhe interesat ekonomike filluan të mpleksishin gjithnjë e më shumë u vërejtjen shkarjet e para nga këto norma. Nder rastet më të njohura mbeten zgjedhjet në vitin 2010. Mirëpo, intervenimet e shpejta dhe masat sanksionuese ndaj atyre që u përfshinë në këto abuzime ndikuan që të sanohet ky prapakthim. Dhe që nga ajo kohë nuk janë vërejtur telashe te kësaj natyre.
Pra, ky fqinjerim i interesave kombëtare dhe demokracisë që u shtresezua në substratin e kësaj shoqërie, mund të konsiderohet si njëri nga shkaqet kryesore që ka ndikuar në shndërrimin e Kosovës në një model rajonal për organizimin dhe administrimin e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës.
Mirëpo, me dështimet e fundit të (pa)qëllimshe të KQZ-se duket sikur po i vjen fundi edhe kësaj arritje të jashtëzakonshme. Pra nën “regjimin e ri” mentaliteti populist sipas skemave anti-pluraliste po tenton ta varros traditen e nacionalizmit demokratik. Ku burim i së drejtes, legjitimitetit, përfaqësimit politik dhe sovranitetit është vetëm partia aktuale në pushtet. Kurse çdo segement tjetër është fraksion privat. KQZ- sot është shembulli tipik i këtij “ndryshimi”. Prandaj, është vitale në këtë drejtim që të ruhen standardet demokratike të “regjimit të vjetër”./tvarbëria/