Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Plagosja në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Plagosja në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Më 14 shkurt, pas mesnate, një burrë dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas policisë, ende nuk është arritur të identifikohet i dyshuari i rastit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.