Shkruan: Afrim Kasolli
ShBA-te i kanë braktisur tri parime qe i kane mbrojtur ndër vite për Ukrainën. Garancionet e sigurisë së vitit 1991, kur Uashingtoni, Londra dhe Moska kishin bere pakt me Kievin, që ky i fundit t’ia dorëzonte armët bërthamore Rusisë, në kembim te mbrojtës nga te parat. Ftesën per t’u bërë anëtar i NATO-se, si dhe zotimin per paprekshmerine e integritetit territorial te shtetit pas invadimit brutal nga Rusia para tri viteve.
Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, deklaroi ne Bruksel se as rikthimi i territoreve te humbura e as anëtarësimi i Ukrainës ne NATO nuk jane opsione realiste.
Për me shumë pak pas këtij kumti, Presidenti Trump, njoftoi se ka biseduar ne telefon me Presidentin Putin, per një marrëveshje paqe per luftën ne Ukraine. Supozohet se ky takim do te mbahet ne Arabi Saudite, nje lloj Jalte e dyte, sipas modelit, kur Franklin D. Roosevelt, Winston Churchill dhe Josif Stalin, ishin takuar pak para përfundimit të Luftës së Dytë Boterore t’i vizatuar sferat e interesit.
Gazetari dhe analisti i njohur britanik, Timothy Garton Ash, e beri nje krahasim me brutal. Ne shkrimin “Trump’s senseless capitulation to Putin is a betrayal of Ukraine – and terrible dealmaking” pohoi se kjo lëvizje e kryetarit amerikan eshtë edhe me skandaloze se sa pakti i Munich-ut, kur ne prag te Luftes se Dyte Boterore, ish-shtetari britanik, Chamberlain ishte pajtuar me Hitlerin, per sakrifikimim e Çekosllovakisë, me synim shmangien e Luftes se Madhe.
Sidoqoftë, në tërë këtë kaos po shihet qartë se Evropa është zënë ne “befasi”. Ajo ndodhet totalisht e margjinalizuar si faktor gjeopolitik në nje temë që para se gjithash i takon sigurisë evropiane. Shtetet e BE-se, kane shprehur mospajtimin e tyre per kete përjashtim. Ato kanë kërkuar hisen e tyre ne keto negociata. Një ndryshim ky tjetër radikal i Amerikës në raport me kontinentin e vjeter.
Ky përçimin i Presidentit Trump per BE-ne, mbase e ka edhe burimin te këndvështrimi i botes vetëm ne terma transaksional dhe financiar. Ai e ka bindjen se ShBA po humb me shumë nga BE-ja, per shkak te fuqisë se saj ekonomike dhe sic thotë deficitit tregtar edhe pse e përbërë nga shtete demokratike se sa nga Rusia edhe pse shtet autokratik me ambicie hegjomonike imperialiste, por me GDP sa nje shtet mesatar i BE-se. Prandaj, sipas syzeve te tij optike me rrezikshme per interesat amerikane mund te jete e para dhe Kina, se sa Kremlini.
Ndërkohë, aktualisht Presidenti Putin sic shkruante BBC, ka korrur një sukses diplomatik. Nga një lider i përjashtuar nga Perëndimi dhe me flet arrest ndërkombëtar, ai befas po rikthehet ne skenën botërorë në ribërjen e “rendit” kaotik ndërkombëtar. /TV Arbëria