Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edhe ish-presidentja Jahjaga në Konferencën e Mynihut, takon ambasadorin amerikan Reeker

Edhe ish-presidentja Jahjaga në Konferencën e Mynihut, takon ambasadorin amerikan Reeker

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në Konferencën e Mynihut.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Philip T. Reeker, mikun e saj dhe të Kosovës.

Jahjaga shtoi se me të kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Jahjaga.