Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > VIDEO/ “Merre këtë Sali se është i çmendur”, Flamur Noka godet me shishe Ballën! Spiropali e përjashton nga seanca

VIDEO/ “Merre këtë Sali se është i çmendur”, Flamur Noka godet me shishe Ballën! Spiropali e përjashton nga seanca

Kuvendi ku po zhvillohen debate mes opozitës dhe mazhorancës, është përfshirë nga kaosi dhe tensione të forta.

Gjatë shkëmbimeve të akuzave, në një moment, ministri Taulant Balla i drejtohet Sali Berishës, duke iu referuar Flamur Nokës: “Merre këtë, se është i çmendur”.

Noka humbi kontrollin duke iu vërsulur vendit ku qëndronte Balla. Në vërshim e sipër, Noka hodhi në tokë një gardist e më pas mori një shishe ujë e goditi me të Ballën.

U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi deputetin e PD-së nga Kuvendi.