Njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria ka deklaruar se procesi zgjedhor në një shtet është element i sigurisë nacionale.
Kjo pasi sipas tij, partitë politike janë institucionet kombëtare të një vendi, shkruan TV Arbëria.
“Procesi zgjedhor është element i sigurisë nacionale, për arsye se partitë politike janë institucione kombëtare, që e bëjnë jetën tonë politike dhe pastaj jetën tonë shoqërore. Prandaj instirucionet që mirren me procesin zgjedhor që në këtë rast është Komisioni Qendror Zgjedhor është dashur që t’i mendojnë mirë këto punë që kjo teknikë të testohet paraprakisht pasi që katër vite kanë pasë kohë”, deklaroi Kajtazi./TV Arbëria./