Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nuk dha ndonjë afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë.
“Sa i përket çështjes se sa merr kohë numërimi i një kutie të votimit, kjo është e lidhur direkt me pjesëmarrjen e votuesve në një vendvotim të caktuar. Dmth, vendvotimet që kanë numër më të lartë vonohen më shumë. Duke i shtuar kësaj radhe edhe faktin se për herë të parë, votuesit kanë mundur të përzgjedhin deri në 10 kandidatë, kjo merr kohë në evidentim dhe të gjithë procesin e numërimit”, tha Elezi.
Sipas tij. një ekip apo tavolinë numërimi mund të numërojë deri në dy kuti brenda dite në rast se kemi pjesëmarrje relativisht mesatare. Kur pjesëmarrja është më e madhe, ai tha se duhet më shumë kohë për numërim.