“Zotëri Haradinaj ka dhënë një qëndrim të qartë që ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë të gjithë numrat tonë partisë së dytë fituese të zgjedhjeve që të formojë një qeveri të opozitës”, kështu ka deklaruar profesor, dr. Artan Nimani, pjesë e Koalicionit për Kosovën fituese.
Ai në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria tha se elektorati i të parit të AAK-së. Ramush Haradinaj ka qenë shumë stabil sepse pavarësisht që me vite nuk ka qenë në Kosovë, sipas tij, e kanë ruajtë stabilitetin e tyre.
“Si koalicion kemi funksionu shumë mirë por unë e thash që si duket popullata ka qenë e papërgatitur për njëbashkim kaq të madh të forcave dhe strukturat organizative poashtu kanë qenë të papërgatitura sepse nuk ka një mendim kaq të shpejtë tash që mundem me dhënë, ma ka zënë në befasi edhe ne sepse të gjitha takimet kanë qenë madhështore derisa rezultati ka qenë befasues. Elektorati i zotit Haradinaj ka qenë shumë stabil sepse pavarësisht që me vite nuk ka qenë në Kosovë e kanë ruajtë stabilitetin e tyre dhe tash pas këtyre bashkimeve prap është i njëjti rezultat”, tha ai./TV Arbëria.