Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Viktima në Skenderaj, ishte shoku i Faton Hajrizit

Viktima në Skenderaj, ishte shoku i Faton Hajrizit

Një vrasje ka ndohdhur sot në një lokal në Skenderaj.

Rasti ndodhi brenda lokalit “Boss Barne” në qendër të qytetit, ku një person qëlloi me armë zjarri një tjetër, teksa u mor vesh se dorasi dhe viktima ishin nga i njëjti fshat.

Ndërkaq, në media raportohet se viktima është Ismet Ibishi, shoku i Faton Hajrizit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, teksa njoftuan se hetimet po vazhdojnë.