Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ngushëlluar familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani”, thotë Osmani.
Sipas saj, kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme.
Osmani do të varroset sot në ora 12:00, në varrezat e qytetit.