Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet një burrë pa shenja jete në Gjilan, dyshohet se bëri vetëvrasje

Gjendet një burrë pa shenja jete në Gjilan, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit të PK-së, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“VETËVRASJE – Gjilan 11.02.2025 – 14:50. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policorë.