Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci: Qeveria Kurti 3 po vjen

Bajqinovci: Qeveria Kurti 3 po vjen

Mefail Bajqinovci ka theksuar se PDK-ja dhe LDK-ja kanë përdorur pozitat drejtuese për të avancuar njerëzit e tyre në poste të tjera, duke përfshirë drejtorët e policisë, zëvendësministrat dhe madje emërimin e kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese si ministra.

Ai thekson se kjo tregon se Gjykata Kushtetuese ka funksionuar për të mbështetur interesat partiake, duke kërcënuar pavarësinë e shtetit. Pjesë e këtij procesi është edhe ardhja e Qeverisë Kurti 3.

E plotë:

Kapësat zanatin nuk e harrojnë, bashkë me sekserat e tyre!

PDK-ja drejtorët e policisë i bëri deputetë, LDK-ja zëvendësministrat e vet i bëri Kryeprokurorë, tash po kërkon që kryetarët e Gjykatës Kushtetuese t’i emërojë ministra.

Kjo tregon se si ka funksionuar Gjykata Kushtetuese. Kapja e institucioneve ka qenë dhe mbetet mjeti kryesor i atyre që për pushtet shkëmbejnë pavarësinë e shtetit me interesa partiake.

Qeveria Kurti 3 po vjen.