Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fitim Çeku: Skandal në faqen e KQZ-së – Ka 34 mijë vota, ose më shumë, sesa votues që kanë dalë në zgjedhje

Fitim Çeku: Skandal në faqen e KQZ-së – Ka 34 mijë vota, ose më shumë, sesa votues që kanë dalë në zgjedhje

Fitim Çeku ka bërë një reagim publik në llidhje me numërimin e votave nga KQZ-ja.

Ai ka thënë se një tjetër skandal ka ndodhur në këtë institucion.

“Një tjetër skandal në faqen e KQZ-së: 799 mijë votues, ndërsa kur mbledhen votat sa i kanë marrë të gjitha partitë, dalin 833 mijë vota. Duke llogaritur se ka edhe vota të pavlefshme edhe afêr 1% të panumëruara”, ka thënë Çeku.

Çeku ka shkruar në postimin e tij se nga kjo po dalin 34 mijë vota më shumë, sesa votuesit që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Postimi i plotë:

Një tjetër skandal në faqen e KQZ-së: 799 mijë votues, ndërsa kur mbledhen votat sa i kanë marrë të gjitha partitë, dalin 833 mijë vota. Duke llogaritur se ka edhe vota të pavlefshme edhe afêr 1% të panumëruara.

Kjo do të thotë se ka 34 mijë vota ose më shumë sesa votues që kanë dalur në zgjedhje.

Këtë mund ta bëni edhe ju vetë dhe ta vërtetoni! /TV Arbëria