Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi: Nuk kemi ngritje të kapaciteteve në infrastrukturën teknologjike nga qeveria

Gashi: Nuk kemi ngritje të kapaciteteve në infrastrukturën teknologjike nga qeveria

Vendi jonë është duke u përballur me probleme në fushën e teknologjisë. Ish drejtori i ASHI-së, Kujtim Gashi, në lidhje me këtë çështje ka thënë se qeveria nuk ka investuar në kapacitetet e informatikës.

Gashi në një intervistë për portalin rtv21.tv ka thënë se infrastruktura kompjuterike në komunat e Republikës së Kosovës, nuk ka ngritje të kapaciteteve të burime njerëzore.

“Sa i përket investimet që bënë qeveria në fushën e teknologjisë në komunat e Kosovës, mund të themi se përveç asaj që është bërë në të kaluarën dhe është orientuar kapaciteti i investimeve me ngritë kapacitetet e rrjetit kompjuterik, qendrës qendrore të dhënave dhe platformës e-Kosova sigurisht që niveli qendror aktualisht nuk kam vërejtur se ka vazhduar trendin e investimeve dhe ngritjes së kapaciteteve të infrastrukturës së teknologjisë apo edhe ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në komuna”, tha Gashi.