Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e LDK-së ka komentuar disa biseda të dala mes gazetarit Berat Buzhala dhe ish-ministrit të Jashtëm, Petrit Selimit, e ku përmendet edhe emri i Berat Rukiqit të LDK-së për zv.kryeministër.
Kica ka thënë se kjo është një “qeveri imagjinare” e PDK-së, duke shtuar se LDK-ja ka zot shtëpie.
“E, nëse nuk keni dëgjuar, LDK i është kthyer elektoratit të saj! Atij i bindemi! Atij i nënshtrohemi! Ky elektorat na kërkon të vazhdojmë kështu si tash. Të punojmë të pavarur, fort, e drejtë – deri në fitoren e madhe!”, ka thënë ajo.
Tutje Kica u ka uruar sukses të tjerëve ”në negociata tavolinash”.
“Dritë do të ketë një ditë në Kosovë!
Të tjerëve – punë të mbarë në negociata tavolinash”, ka shkruar ajo.