Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Buzhala thotë se KQZ po krijon konfuzion te qytetarët, “e papranueshme”

Buzhala thotë se KQZ po krijon konfuzion te qytetarët, “e papranueshme”

Viktor Buzhala ka reaguar duke deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po krijonkonfuzion te qytetarët e Republikës së Kosovës

Kjo pasi sipas Buzhalës, KQZ po e kalkulon përqindjen me numra të tjerë e jo me ato që po i prezanton zyrtarisht vet.

Një gjë e tillë sipas Buzhalës, është e papranueshme dhe duhet dënuar.

“KQZ vazhdon te krijoje konfuzion tek votuesit. Thote qe kane votuar 799,954 votues, ndersa psh per VV thote 339350 apo 40.83%. Por, kur e kalkulon perqindjen e numrit te votave te VV me numrin e votave te pergjithshme del 42.42%. Krijimi i konfuzitetetve te tilla, duke e kalkulu perqindjen me numra te tjere e jo ata qe i prezanton vet zyrtarisht eshte i papranueshem dhe duhet denuar. VV eshte marre si shembull pasi eshte partia me e votuar dhe perqindja leviz me se tepermi”, thuhet në reagimin e tij./TV Arbëria./