Avokati, Ardian Bajraktari në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria duke folur për procesin zgjedhor që u mbajt ditën e diel në Kosovë, tha se qytetarët shprehën vullnetin e tyre të lirë.
Derisa problemet me numërimin e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas Bajraktarit, konsiderohen të jenë të natyrës teknike, por që theksoi se mbetet të vërtetohet nga hetimet e nisura nga Prokuroria e Shtetit.
“Ajo çfarë në fakt ka ndodhë kësaj here për sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mund ta ulë pak a shumë besimin në procesin zgjedhor, është i natyrës teknike, u tha që është i natyrës teknike, mirëpo megjithatë mbetet të shihet për faktin se Prokuroria e Shtetit vetëm u njoftoi opinioni publik që i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parë nëse vërtet kemi të bëjmë me një gjë të natyrës teknike mosfunksionim të softuerit apo kemi të bëjmë diçka përtej kësaj”, tha Bajraktari.
Por që sipas tij, “ajo çka është e rëndësishme është se në procesin zgjedhor të gjitha partitë politike dhe akterët e tjerë kanë qenë në proces. Dhe në rrjedhë të kësaj është e pamundur që të devijohet vullneti politik, vullneti i qytetarëve i shprehur në procesin zgjedhor”./TV Arbëria./