Një sulm ukrainas me dron raportohet se ka dëmtuar një objekt industrial në rajonin e Saratovit të Rusisë. Kështu tha tha guvernatori rajonal të martën herët, raportoi Hina, duke cituar Reuters.
“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima,” tha guvernatori i atij qyteti, Roman Busargin në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Disa kanale jozyrtare ruse të lajmeve në Telegram raportuan shpërthime dhe zjarre në zonën e një rafinerie nafte në Saratov, një rajon në Rusinë jugore.
Videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të madh dhe një re të dendur tymi. Reuters raporton se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.