Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka marrë një urim nga Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, me rastin e fitores në zgjedhjet e së dielës.

Postimi i plotë:

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, uron Kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Letra e z. Sánchez në shqip:

I nderuar Kryeministër Kurti,

Në emër të Internacionales Socialiste, dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren tuaj të fundit zgjedhore. Ky rezultat është një dëshmi e besimit dhe mbështetjes që populli i Kosovës ka në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për të ardhmen.

Ndërsa vijoni punën tuaj për forcimin e demokracisë, drejtësisë sociale dhe progresit ekonomik, ju uroj çdo sukses dhe shpresoj që së shpejti të mund të formoni zyrtarisht qeverinë tuaj.

Internacionalja Socialiste mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës në këtë rrugëtim dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm.
Me përshëndetje vëllazërore,

Pedro Sánchez

President i Internacionales Socialiste /TV Arbëria