Blerim Canaj ka komentuar sulmet e gazetarëve të Klan Kosovës, në festat që u mbajtën nga përkrahësit e VV-së menjëherë pas shpalljes së rezultateve të para nga KQZ-ja.
Në këto tubime disa gazetarë nga ky medium janë penguar e janë fyer nga pjesëtarët në tubim.
Lidhur me këtë rast Canaj ka thënë se vetëm në vendet diktatoriale ndodh që gazetarët të mbrohen me polici gjatë raportimit të tyre.
“Në cfarë shteti duhet gazetari ta fsheh veten, të rrethohet me polici në mënyrë që të mos sulmohet, a e dini në cilat shtete ndodh kjo? në shtetet diktatoriale”, ka thënë Canaj.