Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestimi i Erion Veliajt, Denis Hidri: Lajmi është pritur shumë mirë nga të gjithë, dhe mbase edhe me padurim

Arrestimi i Erion Veliajt, Denis Hidri: Lajmi është pritur shumë mirë nga të gjithë, dhe mbase edhe me padurim

Sot është arrestuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Lidhur me këtë, në një prononcim për TV Arbëria ka folur anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë së Lirisë, Denis Hidri.

Ai, në përgjigjen për TV Arbëria, ka thënë se arrestimi i Veliajt është pritur shumë mirë dhe me padurim nga qytetarët e Tiranës.

Hidri shton se qytetarët e Tiranës e dinë për vjedhjet që janë kryer në Bashkinë e Tiranës.

“Arrestimi i kryetarit të bashkisë, Erion Veliajt, është pritur shumë mirë nga të gjithë dhe mbase edhe me padurim. Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë për vjedhjet e shumta që janë kryer në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse Erion Veliaj ndodhet në burg, qytetarët e Tiranës sot vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë dhe vazhdojnë të paguajnë taksa…” ka thënë Hidri.

Ai ndër të tjera ka theksuar se duhet të bëhet një punë e madhe për të hetuar keqpërdorimet që mund të kenë ndodhur.

“Besoj dhe mendoj që ka shumë punë për të bërë. Të gjithë e dimë dhe kemi dëgjuar intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, ku flet për vjedhjet dhe korrupsionin masiv që po kryhet nga kjo qeveri,” ka thënë ai. /TV Arbëria