Gazetarja Albulena Mavraj, ka reaguar përmes një postimi në lidhje me faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo ka thënë se “Dicka s’o n’rregull me KQZ-në“.
“Në Saradran, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, partia e dytë më e votuar me 17.65%- 135 vota
Kurse, në total në Istog kjo parti figuron me 151 vota, 0.86%”, ka shruar ajo në facebook.
Kujtojmë që faqja zyrtare e KQZ-së ka pasur probleme në funksionimin e saj, edhe gjatë ditës së sotme, ku disa herë ka rënë dhe nuk ka qenë e qasshme. /TV Arbëria