Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak

Abdixhiku: Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se rritja e partisë në krahasim me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 i jep mundësi e qetësi organizmit të brendshëm.

I pari i kësaj partie në Facebook tha se pas numërimit përfundimtar të votave kjo parti do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”, tha ai./TV Arbëria./