Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Rezultatet e KQZ-së, numërohen 90.13% e votave

​Rezultatet e KQZ-së, numërohen 90.13% e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal me statistika të reja, ku janë numëruar 89.62% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 311907 vota ose 41.00 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 170198 vota ose 22.37 %, Lidhja Demokratike me 133693 vota 17.57 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57539 vota ose 7.56 %.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

https://kosovapress.com/admin/radoniqi-votat-jane-te-sigurta-ende-nuk-dihet-se-kur-do-te-dalim-me-rezultate-preliminare/

Përndryshe, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280%, PDK 148.285 vota 17,009%, LDK me 110.985 vota ose 12,731% dhe AAK me 62.111 vota ose 7,124%.