Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shkoi në qendër të votimit pas mbylljes së saj dhe nuk përfilli urdhërin policor, arrestohet

Shkoi në qendër të votimit pas mbylljes së saj dhe nuk përfilli urdhërin policor, arrestohet

Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i njëjti pasi kishte shkuar në një qendër votimit pas mbylljes së saj.

Derisa thuhet se personi në fjalë nuk i kishte përfillë urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u larguar dhe ka tentuar ta sulmojë një prej tyre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./TV Arbëria./