Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Zgjedhjet në Kosovë, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut uron Kurtin: Urime të përzemërta!

Zgjedhjet në Kosovë, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut uron Kurtin: Urime të përzemërta!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Mexhiti ka shprehur përgëzimet e tij për Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosjen, duke theksuar se kjo fitore është një “shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore”.

“Fitore me zemër cep më cep Kosovës! Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore”, ka shkruar Mexhiti.

Ai gjithashtu ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për nivelin e lartë të vetëdijes që ata treguan gjatë procesit zgjedhor, si dhe institucionet e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.

“Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente  institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shkruar ai.