Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AAK e NISMA fitojnë në Deçan, Junik e Malishevë

AAK e NISMA fitojnë në Deçan, Junik e Malishevë

Koalicioni AAK-NISMA sipas rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dalë të parët në tri komuna, në Deçan, Junik e Malishevë, shkruan Reporteri.net.

Nga 94% e votave të numëruara nga KQZ, apo 47 kuti nga 50 sa janë gjithsej, në Deçan koalicioni AAK-NISMA dhe të tjerët renditet i pari me 49.90% të votave, VV e dyta me 22.84% të votave, LDK e treta me 20.79 të votave.

Në këtë komunë e katërta renditet PDK me 4.22% të votave, kurse Koalicioni për Familjen e pesta me  0.65%.

KQZ ka numëruar të gjitha kutitë në Junik, ku koalicioni AAK-NISMA renditet e para me 37.27% të votave, e dyta LDK me 28.96% të votave, e treta VV me 24.03% të votave.

Edhe në komunën e Malishevës ka fituar koalicioni AAK-NISMA.

Në këtë komunë janë numëruar 100% e votave, ku AAK-NISMA kanë fituar me 37.75%, e dyta renditet VV me 26.30% të votave, PDK e treta me 21.15% të votave.