Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka thënë se rezultatet që ata i posedojnë nga exit-pollet, i qesin me rezultat dyshifror.
“Nga exit-pollet, ne jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror. Për rreth 1 orë e gjysmë do të t’i kemi rezultatet nga komisionet komunale zgjedhore”, tha ai.
Derisa theksoi se “ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës”.