Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Cakolli nga DnV: Deri në ora 17:00 dalja ishte 38.9%

Cakolli nga DnV: Deri në ora 17:00 dalja ishte 38.9%

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se edhe pas më shumë se 10 orëve të hapjes nga vendvotime është raportuar që procesi zgjedhor vijon të jetë i qetë dhe pa ndonjë incident apo parregullsi serioze.

Cakolli tha se sa i përket daljes së votuesve, deri në ora 17:00 dalja është 38.9%, nga 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote.

“Sa i përket daljes së votuesve, deri në ora 17:00 dalja e votuesve është 38.9%. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 1.9 milionë qytetarë. Për sa i përket daljes në kuptim të regjioneve, ajo që bie në sy është se janë dy rajone që kanë dalje mbi mesataren në nivel vendi, që është rajoni i Prishtinës me rreth 46%, rajoni i komunave me shumicë serbe si dhe rajoni i Ferizajt”, tha Cakolli.

“Pa rregullësit kryesore që e kanë karakterizuar 10-orëshin e procesit të votimit, vijon të dominojë problemi i pa saktësisë  së listës së votuesve, respektivisht vështirësitë që votuesit po kanë që ta gjejnë emrin e tyre në listë të votimit. Mbi 70% të vendvotime në nivel vendi kanë pasur deri në 10 raste kur votuesit s’kanë mundur ta gjejnë vendvotimin e tyre. Madje, ajo që bie në sy është se brenda 70 për qindëshit, rreth 20% e tyre kanë pasur deri në 50 raste kur votuesit s’kanë mundur të votojnë për shkak të pa saktësisë së listës”, tha ai.