Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot është dita D e demokracisë.
Në një postim në Facebook, kryeministri ka thënë se kush nuk ka dalur ende të votojë, të shkojë tash sa më parë.
“Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Kurti