Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në procesin që determinon parlamentin e institucionet tjera

Osmani: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në procesin që determinon parlamentin e institucionet tjera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Osmani pas votimit ka thënë se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon.

“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej, dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili determinohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe të gjithë vendin tonë” – deklaroi Osmani.