Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Votimi nis me vonesë në një qendër në Prishtinë

​Votimi nis me vonesë në një qendër në Prishtinë

Në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë procesi zgjedhor ka nisur me 20 minuta me vonesë. Kjo për shkak të vonesave të komisionerëve në një pikë vendvotimi.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i kësaj pike, Valon Kurtaj, i cili nuk ka dashur të flas para kamerës.

Të drejtë vote në këtë qendër kanë 3336 votues, në katër vendvotime./kp