Qendrat e votimit nëpër të gjitha pikat në Kosovë janë hapur.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në Pejë.
Radoniqi i ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë në zgjedhje.
Radoniqi po ashtu ka ftuar qytetarët dhe të gjithë akterët politik që të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat zgjedhore për sic ka thënë një proces të qetë e demokratik.
“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin sot të votojnë për përfaqësuesit e tyre, për përzgjedhjen e tyre për katër vitet e ardhshme për qeveri, për parlament. Po ashtu ftoj të gjithë qytetarët por edhe të gjithë akterët tjerë që në këtë ditë të zgjedhjeve të respektojnë të gjitha ligjet rregullat zgjedhore dhe për një proces të qetë demokrati”, ka thënë ai.