Një debat i tensionuar shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke eskaluar në britma dhe akuza të ndërsjella.
Egli u përgjigj se nuk ishte në dijeni, por Valbona e vazhdoi debatin me tone të larta: “A e di problemin që kam në mitër, se nuk jam unë Rozana Radi? A nuk dua fëmijë unë?”

Në këtë pikë, Valbona e ngriti zërin edhe më shumë, duke bërtitur: “A e di problemin që kam në mitër, po të them?”
Egli, i dukshëm i irrituar, u kundërpërgjigj: “Po ik moj budallaqe, hap veshët se çfarë po të them?”
Valbona nuk u ndal, duke e akuzuar Eglin se ai kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë: “A e di kistin që kam në mitër tash ca vite? Turp të kesh! Kush je ti të më thuash nuk dua fëmijë? Turp të kesh!”
Nga ana tjetër, edhe Egli e ngriti zërin, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën kundër tij: “Turp të kesh ti, që e përdor atë që thashë unë.”
Tensionet arritën kulmin kur Valbona iu drejtua Eglit me fjalët: “Mos mu afro mua, i pafytyrë, pa karakter!”
Ky konflikt i fortë pritet të ketë ndikim të madh në dinamikën e shtëpisë dhe raportet mes banorëve.