Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fatmir Limaj: Kosova ka vendosur për Kosovë fituese 137!

Fatmir Limaj: Kosova ka vendosur për Kosovë fituese 137!

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka vendosur për Kosovën Fituese me numër 137.

NISMA dhe partnerët e koalicionit kanë mbajtur sot tubimin përmbyllës në qytetin e Pejës.

Limaj ka falënderuar të gjithë simpatizantët e kësaj partie dhe këtij koalicionin për punën dhe angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.

“Kosova ka vendosur për Kosovë fituese 137! Në çdo vend të Kosovës, qytetarët kanë vendosur për siguri, arsim, shëndetësi, paga të dinjitetshme, pensione meritorë dhe pavarësi energjetike. Respekt dhe mirënjohje për çdo grua e burrë, vajzë e djalë që pa rreshtur, u angazhuan dhe punuan fuqishëm për një Kosovë fituese”, thuhet në postimin e tij.