Xhavit Haliti nga PDK-ja, në emisionin më të ri nga TV Arbëria “Përtej Tregimit”, me moderatore Valentina Ahmeti, ka thënë se deputetët janë misionarë dhe në parlament shkojnë në institucionin më të lartë të shtetit.
Sipas tij, ata nuk janë përfaqësues të lagjeve dhe nuk duhet të jenë të tillë. Deputetët, si përfaqësues të gjithë Kosovës, janë të ngarkuar me detyrën për të punuar për mirëqenien e vendit, siç e parashikon Kushtetuta.
Haliti u shpreh se shpreson që në parlamentin e ri të ketë më shumë misionarë politikë, që do të angazhohen për zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe për ruajtjen e paqes, si dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Uroj që në parlamentin që po hyjmë, të ketë sa më shumë misionarë politikë, për të zgjidhur problemet e Kosovës, por edhe misionarë që në mendje kanë paqen dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.”, ka thëën Haliti në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arbëria.