Në një intervistë për emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmeti, Xhavit Haliti, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ndarë një kujtim të veçantë nga rinia e tij.
Ai ka treguar se në një moment të caktuar ka menduar të bëhet mësues letërsie, për shkak të dashurisë së tij të thellë për leximin dhe romane, dhe dëshirës për të punuar me nxënës dhe të jap kontribut arsimi tek ta.
“Kam qenë i dhënë pas leximit, nga ajo më shumë kam lexuar romane kur kam qenë fëmijë. Pasi kam marrë literaturë të ndaluara, kam mendu që me u bë mësues në letërsi që të mundem me spjegu dhe me punu me nxënës, kjo ka qenë ideja ime, për të kontribuar në edukimin e tyre”, është shprehur ai./tvarbëria/
Intervista e plotë: