Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetura e godet për vdekje këmbësoren në Prizren

Vetura e godet për vdekje këmbësoren në Prizren

Një grua e moshës 68-vjeçare ka vdekur, pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyçi, ngasësi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin për këmbësor.

“Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë. Më vonë rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur”, tha ai.
Derisa tha se ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici.