Gazetari Rid Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 9 shkurtit që do të mbahen këtë të dielë në Kosovë, janë tepër domethënëse për vendin.
Kjo sipas Berishës, për shkak të theksit te nevoja e domosdoshme jetike që Kosova të vihet në tavolinën e asministratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
“Këto zgjedhje janë tepër domethënëse për Kosovën e sotme dhe të nesërme politike, këto zgjedhje përbëjnë një hap të rëndësishëm të përcaktimit të kursit politik të Kosovës kah duhet të vijojë Kosova më tutje. Nuk është thënë rastësisht edhe nga figurat e shquara politike të Kosovës, nuk është vënë rastësisht theksi te nevoja e domosdoshme jetike që Kosova shpejt e shpejt të ngutet për t’u vënë në tavolinën e administratës së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump”, tha Berisha në një intervistë për TopNews, transmeton TV Arbëria.
Teksa foli edhe për “acarimin” e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Berisha tha se e sheh shumë shqetësuese marrjen me shaka të kësaj çështje nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij.
“Marrja me kaq shaka e këtyre raporteve sidomos nga qeveria e kryeministrit Kurti, qeveria nëse mund t’i them në detyrë, sepse pas të dielës mund të jetë në detyrë në pritje që të formohet qeveria e re, për gjykimin tim është shqetësuese shumë”, tha tutje Berisha./TV Arbëria./