Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kastrati: Ftoj qytetarin e Prishtinës që para kutijave të votimit ta kujtoj erën e kanalizimit

Kastrati: Ftoj qytetarin e Prishtinës që para kutijave të votimit ta kujtoj erën e kanalizimit

Ardian Kastrati nga PDK-ja duke folur për sanksionet ndaj Koosvës dhe siç e quajti ai bllokimin e investimeve, sugjeroj qytetarët që kur të dalin të votojnë me 9 shkurt në Prishtinë ta kujtojnë erën e kanalizimit për shkak të bllokimit të donacionit 90 milionësh nga Bashkimi Evropian.

Kjo sipas Kastratit, ka ndodhur si pasojë e tekeve të kryeministrit Kurti, shkruan TV Arbëria.

“Unë e ftoj qytetarin e Prishtinës që të dielen kur të dalë para kutijave të votimit ta kujtoj këtë erën e kanalizimit në Prishtinë sepse ka mujt me u rregullu me ato 90 milionë euro që kanë qenë donacion nga Bashkimi Evropian në kuadër të këtyre projekteve, për me e rregullu çështjen e ujërave të zeza, kanalizimin në Prishtinë dhe për shkak tekeve të Albin Kurtit ja një pasojë direkte në cilësinë e jetës së qytetarëve  etj.”, tha Kastrati në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.