Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kastrati: Është pak 24-orë me fol për Thaçin e Veselin, gjigantët historik të Kosovës

Kastrati: Është pak 24-orë me fol për Thaçin e Veselin, gjigantët historik të Kosovës

Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk mjaftojnë 24-orë në ditë për të folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krerët e saj Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

I ftuar në emisionin “ARB Debat” përballë Rid Berishës, kandidati për deputet tha se Thaçi e Veseli janë gjigantë të historikut të Kosovës, shkruan Tv Arbëria.

“Është shumë pak bile 24-orë në ditë me fol për UÇK-në, pak 24-orë në ditë me fol për Kadri Veselin për Hashim Thaçin. Është shumë pak 24-orë në ditë me ju tregu fëmijëve tanë, gjeneratave të reja që kan lindë pas lufte e nuk kanë mbamendje historike në kuptimin siç i kemi përjetu ne si protagonist për këta gjigandë historic të Kosovës siç është presidenti Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli”, tha Kastrati./TV Arbëria./