Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati i ftuar në emisionin “ARB Debat” përballë gazetarit dhe moderatorit Rid Berisha ka deklaruar se zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme në Republikën e Kosovës, pas atyre të vitit 2007.
Kjo pasi sipas Kastratit, duhet larguar Albin Kurtin nga pushteti për shkak se ai konsideron se Kurti është rrënues i themelit të shtetit të Kosovës, shkruan TV Arbëria.
“Janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga 2007. Ato e kishin rëndësinë e vet sepse platforma që ishte paraqitur dërgonte deri te shpallja e pavarësisë dhe tash kemi ardhë në momentin më të ështirë të Kosovës, që mund ta quaj moment i rrënimit të themelit të shtetësisë së saj për shkak të politikave të Albin Kurtit. Prandaj me hjek Albin Kurtin si një rrënues të themelit të shtetit të Kosovës nga pushteti, data e 9 shkurtit, të dielën është jashtëzakonisht e rëndësishme. Këtu konsiston rëndësia”, tha Kastrati në TV Arbëria.