Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani takon në Washington Keith Self, diskutuan për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Osmani takon në Washington Keith Self, diskutuan për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Washington D.C ka takuar sërish kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Osmani në Facebook ka thënë se ka diskutuar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me ShBA-të për paqen dhe stabilitetin.

“Gjatë vizitës në Ëashington D.C, u takova sërish me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Diskutuam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me SHBA-të për paqen dhe stabilitetin”, tha ajo.