Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fadil Aliu: Aktualisht LDK-ja është partia numër një dhe jemi duke garuar vetëm për fitore

Fadil Aliu: Aktualisht LDK-ja është partia numër një dhe jemi duke garuar vetëm për fitore

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Aliu, ka qenë mysafir në emisionin “N’PULT”, në TV Arbëria me drejtuesin Resim Morina.

Aliu ka deklaruar se në çdo tubim të LDK-së është parë që kjo parti do të dalë fituese. Sipas kandidatit për deputet, tubimet e partisë së tij janë kthyer në një festë.

“Fushata e LDK-së është shndërruar në festë, çdo tubim është festë, është një përbashkim, një grumbullim i njerëzve që po ia dojnë të mirën këtij vendi dhe po duan të kthejnë këtë vend në binarët e duhur, sepse jemi në një gjendje shumë të vështirë, si në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, si dhe në të gjitha fushat”, ka thënë Aliu në emisionin “N’PULT”.

Ndër të tjera, Aliu ka thënë se tubimet kanë treguar se LDK-ja do të dalë bindshëm me fitore nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Unë mendoj se është një përbashkim i jashtëzakonshëm gjithandej Kosovës. Nuk e di unë se sa përqind ka pasur Vjosa apo ai tjetri, por aktualisht LDK-ja është partia numër një dhe jemi duke garuar vetëm për fitore. Edhe të gjitha parametrat dhe treguesit e fundit, flasin se LDK-ja është bindshëm në vendin e parë”, ka thënë ai.

Aliu potencon se LDK-ja është e vetmja parti që ka një ofertë konkrete.

“Unë besoj që populli është vetëdijësuar shumë dhe ka arritur të analizojë ofertën konkrete të LDK-së, e vetmja parti që ka një ofertë konkrete në këtë cikël zgjedhor të vitit 2025”, ka shtuar tutje ai në emisionin “N’PULT”, prodhim nga TV Arbëria.